Report TV - Vrau me 13 plumba ish-burrin e motrës dhe kushëririn në Fier/ Zbardhet biseda

  • 4 years ago
FIER- Gardiani i burgut të Fierit, Martin Skëndaj, ka qëlluar plot 13 plumba mbi komshiun e tij, Manol Rrapaj dhe kushëririn e këtij të fundit Elis Kapaj, duke i lënë të vdekur në vend. Të dy viktimat janë ndjekur me vrap rreth e qark poliklinikës së Patosit, ku janë qëlluar me një pistoletë tip ?Glock? që Skëndaj e kishte tërhequr në datën 9 prill 2019, nga depoja e armatimit të burgut të Fierit.

?Shqiptarja.com? zbardh të plotë dinamikën e këtij krimi të rëndë, dinamikë e cila është filmuar dhe dokumentuar plotësisht nga kamerat e sigurisë së poliklinikës së Patosit. Të dyja vrasjet janë filmuar dhe për prokurorinë e Fierit, nuk ka asnjë dyshim se autor i këtij krimi të dyfishtë, është pikërisht i arrestuari Martin Skëndaj.Dy viktimat Manol Rrapaj dhe Elis Kapaj, fillimisht i kanë bërë pritë gardianit të burgut të Fierit, i cili sapo ka dalë nga poliklinika është përballur me goditjet me levë që i ka bërë Elis Kapaj dhe Manol Rrapaj. I ndodhur përballë këtij sulmi me sende të forta, gardiani ka nxjerrë armën e shërbimit dhe më pas ka filluar t'i qëllojë të dy agresorët. Të parin ka vrarë Elis Kapaj, të cilin pasi e ka rrëzuar e ka qëlluar më pas me një plumb në kokë, duke ja puthitur pistoletën. Më pas ka ndjekur dhe ka vrarë të burrin e motrës, Manol Rrapaj. Pasi ka kryer dy vrasjet, Martin Skëndaj, ka qëndruar në vendngjarje, duke hedhur armën luftarake dhe i ka kërkuar një mjeku të poliklinikës, që të njoftonte policinë, duke pritur në vendngjarje sa ka mbërritur policia.

Recommended