Emrat dhe fotot, ja 18 shqiptarët që u arrestuan në disa shtete për trafikim të heroinës e kokainës
  • 6 years ago
Një operacion antidrogë i zhvilluar në tre shtete, Itali, Gjermani dhe në Shqipëri ka përfunduar me arrestimin e 20 personave, 16 në Itali, 3 në Gjermani dhe një në Tiranë, mes të cilëve 18 janë shqiptarë. Trafikantët që kanë përfunduar në pranga bënin pjesë në dy grupet ?Baruti? dhe ?Bushi?. Ata merreshin me trafik heroine, kokaine dhe marijuane. Banda kishte degë edhe në Holandë, Belgjikë dhe në Austri, ndërsa bazën e kishin në në Veri të Italisë.

14 shqiptarë janë prangosur në Itali, tre në Gjermani dhe një është arrestuar në Tiranë. Ende nuk dihet kush është shqiptari i ndaluar në Tiranë, si pjesë e këtyre grupeve kriminale. Operacioni i filluar që në 2016 dhe që u finalizua ditën e sotme nga Guardia di Finanza e Trentos u kodua "Alba Bianca". Hetimet fituan pas sekuestrimit të 91 kg kokainë në kufirin Itali ?Austri në 2016.Dy grupet shqiptare që u goditën Baruti dhe Bushi, pasi merrnin kokainën nga Belgjika, ndersa heroinen nga Holanda e trafikonin më pas nga Gjermania në Itali, ku kishin bazën dhe më pas në vendet e tjera të Europës. Në vendin fqinj ata bashkëpunonin edhe me mafien italiane. Përsa i përket kanabisit, trafikohej nga Shqipëria drejt Italisë e më pas në Gjermani.

Sipas mediave italiane, banda kishte makina të modifikuara posaçërisht për të transportuar kokainë, kanabis dhe heroinë për në Italinë Veriore dhe në Gjermani. Banda llogaritet që ka trafikuar në total 120 kg drogë, marijuanë, kokainë e heroinë në vlerë mbi 20 milionë euro. Ndërkohë që janë sekuestruar 8 automjete të përdoruara për trafikun e drogës, mbi 100 mijë euro cash, ndërsa mbi 40 korrierë janë arrestuar nga 2016.Të arrestuarit e grupit Baruti:
Florjan Musaj
Eduart Gona
Artur Muca
Eljon Baruti
Keti Shani
Klevin Kodra
Artan Sokola
Shafique Mohammad Amar
Rajmond Prenga
Ben Jale AZiza Omar
Erion Alla
Halil Alla

Te arrestuarit e grupit Bushi:
Vaskë Xherahu
Hamit Bushi
Arben Lleshi
Odeon Proko
Blerina Cela
Manfred Hophensberger
Qerim Lumi

Bandave kriminale iu sekuestrua;
94 kg e 950 gramë kokainë
2.1 kg heroinë
21.3 kg kanabis
100 mijë euro
5 makina
3 motorë
Recommended