Kontrabandonin cigare, si u arrestuan dy shkodranët në Tiranë (Emrat+Video)

  • 6 years ago
TIRANË- Gjatë operacionit të koduar "Ndjekia", policia ka arrestuar dy persona dhe kanë proceduar në gjendje të lirë një tjetër. Të tre në bashkëpunim me njëri- tjetrin kontrabandonin mallra për të cilat paguhet akcizë.

Në prangat e policisë kanë rënë: Fatmir Bishanaku, 49 vjeç dhe Xhevahir Likaj, 26 vjeç, të dy lindur dhe banues në Shkodër. Ndërsa shtetasja E. P, 32 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë është proceduar në gjendje të lirë.

Në kuadër të operacionit janë sekuestruar 4100 paketa cigare, 4249 mijë lekë të vjetra, 400 euro, një automjet i markës ?Mercedez Benz? dhe 2 aparate celular.

Njoftimi i plotë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar "Ndjekia".

Operacioni nga Sektori per Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas si dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër.

Sekuestrohen 4100 copë paketa cigare dhe një shumë e konsiderueshme parash.

Pas një pune disa mujore, nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua operacioni policor i koduar ?NDJEKIA?.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve:

- Fatmir Bishanaku,49 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.

- Xhevahir Likaj, 26 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Muriqan Shkodër.

Në kuadër të këtij operacioni u procedua në gjëndje të lirë shtetasja :

- E. P, 32 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kryenin aktivitetin e kundraligjshëm në fushën e Kontrabandës me mallra për të cilat paguhet, akcizë ose pezullim të plotë apo të pjeshëm, nga detyrimet doganore ose të akcizës dhe tregëtim transportim i mallrave që janë kontrabandë?, të parashikuara nga nenet 178/3 dhe 172/2 të Kodit Penal.

Recommended