Report TV - Durrës, rrëzohet nga kati i shtatë i pallatit, humb jetën 50-vjeçarja

  • 5 years ago
DURRËS- Një 50-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i shtatë i një pallati. Nuk dihet nëse gruaja ka rënë aksidentalisht apo është vetëhedhur.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 5 të qytetit, ku gruaja ende e paidentifikuar ka gjetur vdekjen e menjehershme.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku edhe kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.

Recommended