Report TV -Durrës/ Ekzekutohen me kallashnikov 2 persona, njëri ish-i dënuar për drogë!

  • 4 years ago
DURRËS-Dy persona janë vrarë me armë zjarri kallashnikov mbrëmjen e kësaj të hëne në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:55 minuta në lagjen nr. 14, Nishtulla në qytetin bregdetar, në rrugën afër tregut të perimeve. Viktimë të ngjarjes së rëndë kanë mbetur 35 vjeçari Dorjan Shkoza, person ky me precedent të mëparshëm penal dhe i dënuar më herët me 8 vite burg për drogë dhe i liruar nga qelia në 2010-ën. Mësohet se 35 vjeçari ka në pronësi edhe një pikë servisi makinash në zonën ku ndodhi dhe ngjarja.

Recommended