Anija "Stiven" kapet me droge ne Durres (5 Maj 2000)

  • 4 years ago
Kjo është anija "Stiven" ku dje policia durrsake kapi 16 kilogramë heroinë të pastër dhe 4 kilogramë kokainë. Sipas Policisë së Durrësit informacionet mbi vendodhjen e drogës në këtë anije ishin të sigurta. Gjithashtu shqiptarët e arrestuar bashkëpunonin dhe me italianë të Guardias Financiare, një akuzë shumë e fortë kjo thënë nga goja e Policisë Shqiptare.
Heroina dhe Kokaina ishin fshehur në hambaret e anijes dhe në një nga skutat e koridoreve të anijes. Plot 20 kilogramë drogë e pastër ishte plastifikuar mirë dhe përgatitur për përdorim. Droga nga Adriatiku do të kalonte në Itali ku më pas do ti drejtohej tregut narkotik atje. Sipas specialistëve të antidrogës 20 kilogramë heroinë të kapur mbrëmë vlejnë rreth 1 miliard lekë apo 700 mijë dollarë.
Sasia e drogës, kapja e së cilës është regjistruar nga këto kamera amatore, pason sekuestrimin tjetër nga policia të 39 kilogramë heroine po në Portin e Durrësit 6 vjet më parë.

Gazetar: Eduart Frangaj


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended