Rruga Durrës-Prishtinë - (15 Maj 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Në Shtator të vitit 1999 ish-kryeministri Pandeli Majko shpalli ndërtimin e një rruge që do të shkonte nga Durrësi deri në Prizren të Kosovës. Lufta sapo kishte mbaruar dhe Majko u kërkoi gjithë shqiptarëve të nxirrnin diçka nga xhepi për të ndërtuar këtë korridor gjithë shqiptar.

Më 8 Shtator Majko çeli numrin e llogarisë 6010 në Bankën e Kursimeve Tiranë, duke nxjerrë 30 mijë lekë të reja nga xhepi i tij. Dhurata më e madhe e rregjistruar për këtë rrugë është 50 mijë lekë dhe është bërë në Tetor të vitit të kaluar. Përveç Majkos me lekë në dorë ka paguar vetëm një qyteatr i cili ka dhuruar një mijë lekë. Shuma që është mbledhur në këto 8 muaj është 115 mijë lekë të reja.

Kostoja e ndërtimit të kësaj rruge për kilometër është një milion dollarë. Me 115 mijë lekë në vit kjo rrugë përfundon pas 3 miliard vjetësh. Pra siç thoshte Naimi lum kush të rroj e ta shoh zonjë./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended