Report Tv-Rruga per te cilen u zune pjesetaret e nje familje ne Durres

  • 6 years ago
DURRËS-Një konflikt për motive pronësie ka degraduar në dhunë fizike ndaj një gruaje në Manzës, e cila është transportuar për mjekim të specializuar në Tiranë, pasi ka disa plagë në kokë. Qefsere Koleci 55-vjeçe është dhunuar, sipas policisë nga kunati së bashku me dy djemtë e tij për shkak të sherrit për një rrugë. Pas konfliktit verbal, ata e kanë goditur më pas me sopatë në kokë, ndërsa më pas, sipas djalit, i morën telefonin që të mos kishte mundësi që të njoftonte askënd dhe e hodhën në kanal. Qefsere Koleci nga Spitali i Traumës ku ndodhet aktualisht është shprehur se konflikti ka 23 vite, ndërsa akuzon prokurorinë e liroi kunatin, pasi policia e arrestoi. Gruaja 55-vjeçe i bën thirrje kryeprokurores Arta Marku që të zbardhë cështjen dhe të vendosë autorët para drejtësisë dhe ?mos të në çojnë masakra si në Vlorë?.

Kemi një konflikt për një rrugë, e cila është pronë shtetërore që i përket fondit pyjor, komisioni i ndarjes me ligjin 7501 ma ka lënë aty rrugën, pas 23 vitesh zotëria ma ka bllokuar. Të gjitha institucionet më kanë dhënë të drejtë, por drejtësia nuk doli. Në datë 22 shtator me urdhrin e drejtorit të INUK, Ardian Halimi me ndihmën e policisë kanë ardhur dhe kanë hapur rrugën por zotëria e ka mbyllur. Policia e mori dje, e çoi në prokurori, e mbajti dje ditën dhe natë ne liroi prokurori i Durrësit. Kjo është dhunë në familje, janë masakruar fëmijët disa herë. I kam çuar letrat në polici, prokuroria i ka mbyllur çështjet. I bëj thirrje Arta Markut të zbardhet cështja një orë e më parë, mos të në çojnë masakra si në Vlorë

Qefsere Koleci
Konflikti mes dy familjeve ka nisur për një rrugë. Sipas Qefsere Kolecit, rruga është pjesë e fondit pyjor, ndërsa 23 vite më parë Komisioni i Ndarjes së tokës vendosi rrugën aty. Ndërkohë që kunati e ka bllokuar disa herë sipas të dhunuarës. Ajo thotë se kunati është ndaluar nga policia dje pasi kundërshtoi hapjen e rrugës, por më pas është liruar.

Recommended