Report TV - Durrës, banorët në protestë për një semafor të prishur, burim aksidentesh
  • 5 years ago
Bllokimi i aksit rrugor Ura e Shkozetit-Plepa për këmbësorët është bërë sërish shkak që banorët e lagjes 13 në Durrës të dalin në protesta. Pak muaj më parë, semafori që shërbente që banorët që të kalonin nga njëri krah i rrugës në tjetrin u prish dhe për të evituar aksidentet, Drejtoria e Rrugëve vendosi disa blloqe betoni.

Në këto kushte, banorët por edhe drejtuesit e automjeteve duhet të udhëtojnë rreth një km për të kaluar në krahun tjetër të rrugës. Ata kërkojnë rivendosjen e semaforit ose të një mbikalimi.

Banorët kërcënojnë me përshkallëzim protestash nëse propozimet e tyre nuk merren parasysh nga Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës.
Recommended