Report TV -Durrës/ Banorët e një pallati në protestë: Të bëhet vlerësim i thelluar

  • 4 years ago
DURRËS- 32 familje të një pallati 8-katësh në lagjen nr.5 të qytetit të Durrësit kanë dalë gjatë kësaj të shtune në shenjë protestë pasi kërkojnë një vlerësim të thelluar mbi dëmet që ka pësuar godina nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ata shprehen se duan të dinë sesi do të veprohet me pallatin, nëse do të shembet apo do të rikonstruktohet. Një nga banorët thotë se ka marrë inxhinierë privatë amerikanë për verifikimin dhe sipas verifikimeve të tyre pallati duhet të shembet.

Recommended