Report TV - Çahet tubi i gazit, helmohen 14 gra në një fasoneri në Durrës, dërgohen në spital
  • 5 years ago
DURRËS-14 gra janë helmuar mëngjesin e sotëm në një fasoneri që ndodhet në zonën e Fllakës, afër mbikalimit në autostradë. Sipas të dhënave të para, gazetari i Report Tv, Artur Korriku raporton se shkak ka qenë çarja e një tubi gazi.

Punonjëset e rrobaqepësisë janë ndjerë keq dhe kanë pasur marrje mendsh e këputje, e për këtë arsye, janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit. Report Tv sjell pamjet nga spitali i Durrësit.

Ndërkohë që edhe në 24 nëntor të vitit të kaluar, 40 punonjëse në këtë rrobaqepësi u helmuan, ndërsa policia deklaroi asokohe se shkak ishte bërë çmontimi i kondicionerëve,të cilët lëshuar gaz
Recommended