Ora News- Durrës, të tjera punonjëse rrobaqepësie përfundojnë në spital
  • 5 years ago
#oranews
Të paktën 13 gra, mes të cilave edhe një shtatzanë, u shtruan me urgjencë në Spitalin e Durrësit me shenja helmimi mëngjesin e kësaj të marte. Dyshimet janë se shkak u bë rrjedhja e gazit brenda një rrobaqepsie.

Helmimet e punonjëseve të fasonerive po kthehen në fënomen në Durrës, duke rikthyer në qendër të vëmendjes problematikat që shpesh herë kanë denoncuar të punësuarit në këtë sektor.

Gratë, një nga të cilat ishte shtatzanë, morën e ndihmën e parë në Urgjencën e Durrësit, ku siç tregojnë këto pamje, disa u detyruan të qëndrojnë nga dy në krevat për shkak të mungesës së vendeve.

Ato ishin duke punuar në një prej kapanoneve të rrobaqepsisë, në kohën kur thanë se nisën të ndjejnë shqetësime.

13 u dërguan në spital, ndërsa 4 autoambulanca shkuan menjëherë pranë biznesit.

Pas menaxhimit të emergjencës, drejtorja e Spitalit të Durrësit tha se punonjëset nuk paraqesin rrezik për jetën.

Nadire Jani: "Më shumë i ka kapur paniku, kanë marrje mendësh dhe të përziera. Në këtë situatë që janë tani, nuk kanë kritike."

Grave do tu merren kampione gjaku për të zbuluar lëndën që dyshohet se i intoksikoi, edhe pse sipas të dhënave të para të policisë konfirmohet se shkak u bë rrjedhja e gazit nga sistemi i kondicionimit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/durres-te-tjera-punonjese-rrobaqepesie-perfundojne-ne-spital
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended