Durrës/ Dyshohet për helmim nga kimikatet, 40 punonjëse dërgohen në spital
  • 5 years ago
40 punonjëse të një rrobaqepsie në Fllakë të Durrësit kanë përfunduar këtë të shtunë në spital, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Report Tv raporton se punonjëset janë ndierë keq dhe kanë pasur marrje mendsh e këputje, e për këtë arsye, ata i janë drejtuar Spitalit të Durrësit.Sipas gazetarit Artur Korriku, një pjesë prej tyre është ndierë më mirë dhe është dërguar në shtëpi, ndërkohë që, pjesa tjetër e ngelur e punonjësve po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Paraprakisht dyshohet se ato janë helmuar nga kimikatet që ngjyrosen copat. Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.
Recommended