Report TV - Çahet tubi i gazit, helmohen punonjëset e fasonerisë në Durrës, dërgohen në spital
  • 5 years ago
DURRËS-14 gra janë helmuar mëngjesin e sotëm në një fasoneri që ndodhet në zonën e Fllakës, afër mbikalimit në autostradë. Sipas të dhënave të para, gazetari i Report Tv, Artur Korriku raporton se shkak ka qenë çarja e një tubi gazi në fasonerinë Albastar.

Punonjëset e rrobaqepësisë janë ndjerë keq dhe kanë pasur marrje mendsh e këputje, e për këtë arsye, janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit. Report Tv sjell pamjet nga spitali i Durrësit.
Recommended