Top News - Një i mitur në Spital/ Durrës, 5 të arrestuar në pak orë
  • 4 years ago
Policia e Durrësit ka arrestuar 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor. Policia njoftoi arrestimin e shtetasit E. G., 35 vjeç, banues në Borakë, Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin tip ?Ford?, pa leje drejtimi dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar.

Në pranga ra dhe E. S., 33 vjeç, banues në Krujë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin tip ?Opel?, pa leje drejtimi.
Gjate aksionit policia zbuloi se personi I trete I arrestuar, 37 vjecari A. D., banues në fshatin Likmetaj, Durrës, ka aksidentuar shtetasin e mitur E. Gj., 9 vjeç (biçiklist), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Policia arrestoi A. T., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi në fshatin Larushkë, Fushë Krujë, duke drejtuar një mjet, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi M. B., 60 vjeç, banues në Durrës, sepse nga kontrolli i ushtruar nga OSHEE në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Durres#Spital#TopChannel
Recommended