Report Tv - Durrës/ 40 punonjëse fosonerie helohen nga kimikatet, dërgohen në spital
  • 5 years ago
40 punonjëse të një rrobaqepësie në Fllakë të Durrësit kanë përfunduar këtë të shtunë në spital, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Report Tv raporton se punonjëset janë ndjerë keq dhe kanë pasur marrje mendsh e këputje, e për këtë arsye, ata i janë drejtuar Spitalit të Durrësit.

Sipas gazetarit Artur Korriku, një pjesë prej tyre është ndjerë më mirë dhe është dërguar në shtëpi, ndërkohë që, pjesa tjetër e ngelur e punonjësve po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Nën drejtori i spitalit, Gent Kavaja ka bërë të ditur se dy punonjëse që kanë rezultuar të helmuara, janë dërguar, pas dhënies së ndihmës së parë, në Spitalin e Tiranës. Paraprakisht dyshohet se punonjëset janë helmuar nga kimikatet që kanë përdorur për ngjyrimin e copave.

Ndërkohë, Policia ka njoftuar se vetëm 8 punëtore janë ndjerë keq. Sipas saj, nga veprimet paraprake ka rezultuar se marrja e mendve dhe këputja e punëtoreve ka ardhur si pasojë e çmontimit të një kondicioneri, i cili ka lëshuar gaz.
Recommended