RTV Ora - Konsumuan peshk, 5 anëtarë të një familje në Tepelenë përfundojnë në spital

  • 5 years ago
#rtvora
Pesë persona të një familje në Tepelenë kanë përfunduar në spital pasi konsumuan peshk.

Metulla Dervishi, Dervish Dervishi, Xhevahir Kuci, Gentjana Dervishi dhe djali 20 vjeçar Qerim Dervishi, nga fshati Turan ndodhen në spitalin e Gjirokastrës që prej mbrëmjes së të martës.

Anëtarët e familjes Dervishi dhe një mysafir kanë shfaqur shenja intoksikimi menjëherë pas darkës.

Ata janë dërguar fillimisht në spitalin e Tepelenës e më pas për shkak të gjendjes së rëndë u transportuan në Gjirokastër.

Burime spitalore thonë se në gjendje më të rëndë është një 77-vjeçare e cila ndodhet në reanimacion.

Mjekët e spitalit të Gjirokastrës thotë se po bëhen analiza për të përcaktuar shkaqet e helmimit, ndërsa familjarët e të helmuarve thonë se tregtarët ambulantë të peshkut janë të zakonshëm në fshatrat e zonës.

Por pas kësaj ngjarje që mund të çonte në pasoja të rënda, ngrihen dyshime për kushtet në të cilat tregtohen këto produkte delikate.

Rasti duhet të shërbeje si një alarm për institucionet që kanë detyrë kontrollin e produkteve që shkojnë në tryezën e konsumatorit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/konsumuan-peshk-5-persona-ne-tepelene-perfundojne-ne-spital
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended