TV Ora - Bulqizë, përdorën sapun në vend të plastelinës, 11 nxënës përfundojnë në spital

  • 5 years ago
#tvora
Përdorimi i sapunit 15 lekësh, siç njihej dikur, në vend të plastelinës në orën e Vizatimit u shkaktoi probleme shëndetësore nxënësve të një shkolle 9 vjeçare në Bulqizë.

Të paktën 11 fëmijë përfunduan në spital me shenja helmimi. Disa prej tyre thanë se patën shqetësime pasi ndjenë erën të rëndë të sapunit gjatë orës së mësimit

Nxënësi: "U helmuam nga era e keqe e sapunit. Ishim në orën e vizatimit dhe sapunin e përdornim për të bërë forma. Ishim 10 nxënës në klasë dhe kishim gjymë orë që përdorinim sapunin."

Nxënësit u shprehën se në fillim patën dhimbje kokë e barku për të cilat morën më pas edhe ndihmë mjekësore.

Nxënësi: "Ishin në orën e mësimit në vizatim dhe na helmuan disa sapunë të këqinj. Kur mbaroi ora e mësimit filluam të kishim shqetësimet e para."

Mjekët e spitalit lokal thanë se fëmijët nuk patën komplikacione apo rrezik për jetën, ndërsa shkaqet e helmimit do të përcaktohen nga analizat dhe hetimet.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bulqize-helmohen-11-nxenes-te-nje-shkolle-9-vjecare
Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended