Durrës Anija e Paqes - (7 Prill 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Të rinjtë e anijes së paqes ?Dondyvend? përfaqësues të 20 vendeve mesdhetare, të cilët mbrritën në portin e Durrësit tre ditë më parë, janë shpallur sot miq të qytetit të Durrësit. Titulli i është dhënë në bashkinë e qytetit ku 100 te rinj mesazher të paqes janë pritur në një takim të veçantë nga kryetari i bashkisë së qytetit Arqile Gorea.

Kryebashkiaku i Durrësit i cili ju dorëzoj të rinjëve edhe emblemën e qytetit i përgëzoi ata për misionin e vllazërimit dhe solidaritetit me popujt e pellgut të mesdheut. Një nga të rinjtë e këtij peligrinazhi detar tha se ndërsa po vinim drejt brigjeve të shqipërisë filloi një kohë e keqe, ne ngritëm flamurin shqiptar dhe çuditërisht lundrimi i anijes shkoi për mrekulli. Si duket shqiponja juaj është shumë e fortë theksoi ai.

Pjestar të këtij lundrimi 4 mujor me 13 ndalesa, i nisur më 16 Janar nga porti Francez për tu finalizuar më 13 Maj në Nice të Francës janë dhe 3 të rinj shqiptar, Julian Sala nga Tirana, Mesila Kërkeshi nga Durrësi dhe Manual Brakaj nga Patosi. E konsideruar si një eveniment simbolik, anija e nisur me inisiativën e Kryqit të Kuq dhe gjysmë hënës së kuqe synon të çel një prespektiv të re për pajtim por edhe tju krijoj kushtë të rinjve të zbulojnë të përbashkëtat e të qenit mesdhetar.

Pasi janë shpallur miq të qytetit të Durrësit ekuipazhi i anijes do të vazhdoj intinerarin për në portin Dubrovnik të Kroacisë./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame
Recommended