Plani urbanistik për bashkimin Tiranë-Durrës - (24 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Nërtimet pa leje kanë bashkuar në mënyrë spontane Tiranën më Durrësin. Të shpërngulurit nga zonat veri-lindore kanë zënë në fillim një copës tokë ku kanë ndërtuar shtëpi, të cilat në shumicën e rasteve janë shndërruar në vila shumë katëshe. Banorët nuk kanë pyetur për planet urbanistike të shtetit, por janë mjaftuar me rrugicat e ngushta, ndërhyrjet ilegale në rrjetin elektrik dhe të ujit të pijshëm. Kjo gjëndje e çrregullt në këtë hapësirë ka shqetësuar më në fund qeverinë aktuale, e cila ka vendosur të sistemoj bashkimin spontan mes Tiranës dhe Durrësit.

Brenda viti 2001 do të përfundoj studimi i plotë urbanistik për zonat e banimit për rreth 1 milion banorë. Komisioni shtetëror për projektin kombëtar Tiranë-Durrës i kryesuar nga zv/kryeministrja Çeço ka studiuar sot në mbledhjen e parë tendencat e zënjes së territoreve, shpërndarjen e rrjetit rrugor, hekurudhor, elektrik, ujësjellsave dhe zonave pyjore.

Në studimin e ri parashikohen efektet që sjell në këtë hapësirë ndërtimi i korridorit 8 dhe parkut industrial të Durrësit./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame

Recommended