Ora News - Tërmet i fortë në Durrës e Tiranë, sizmiologu: Do të ketë pasgoditje të tjera
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Pas tërmetit gjatë natës, lëkundje të forta në Durrës dhe Tiranë u ndjenë edhe këtë pasdite të cilat zgjatën për disa sekonda.

Sipas IGJEUM magnituda e tërmetit është 4.2 e shkallës Rihter me epiqendër Gjirin e Lalëzit dhe thellësi 6 km.

Sizmiologu, Llambro Duni, nga IGJEUM në një lidhje telefonike për Ora News tha se ka qenë një tërmet i cekët dhe kjo ka bërë që të ketë ndjeshmëri në një rajon të gjerë.

Duni: Madhësia e vlerësuar është 4.2 i shkallës Rihter, thellësia 6 km. Është një tërmet i cekët dhe kjo shpjegon edhe ndjeshmërinë në një rajon relativisht të gjerë. Epiqendra e tij është rreth 1.8 km në jug të fshatit Kuraten në Gjirin e Lalëzit.

Duni shpjegoi se ditët e fundit janë regjistruar disa lëkundje në këtë rajon.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/lekundje-te-forta-termeti-ne-tirane-zgjat%C3%ABn-disa-sekonda

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended