Shpërndante drogë në Bllok/ Pranga 32 vjeçarit, sekuestrohen 25 500 franga zviceriane
- 5 years ago
Një person ka rënë në prangat e policisë dhe dy të tjerë janë vënë nën hetim për 'moskallëzim krimi', pasi gjatë kontrollit të bërë në automjetin me të cilin qarkullonin, u gjetën 43 doza lëndë narkotike në kasetafonin e tij. Policia ishte vënë në ndjekje të tyre pasi kishte informacione se merreshin me shpërndarje të lëndëve narkotike në zonën e Bllokut.
Policia sekuestroi një sasi prej 25500 franga zviceriane, 600 euro, 49500 lekë, 100 dollarë, automjeti i shtetasti R. M., i cili ra në prangat e policisë dhe 6 telefona celularë, në posedim të personave që udhëtonin në automjet.
Në pranga ra R. M., 22 vjeç, banues në Tiranë ndërsa në hetim u vunë E. P., 32 vjeç, banues në Tiranë dhe A. M., 32 vjeç, banues në Tiranë.
m.v.