Report Tv zbardh emrat e drejtorëve të rinj në Prokurorinë e Përgjithshme

  • 6 years ago
Ashtu siç pritej, Prokuroria e Përgjithshme është përfshirë ditën e sotme nga një sërë ndryshimesh, menjëherë pas miratimit të strukturës së re të kryeprokurores Arta Marku. Report Tv ka zbardhur emrat e rinj të drejtorëve në katër Drejtoritë që do të ketë Prokurorina e Përgjithshme me strukturën e re.

Kështu, Sokol Stojani është emëruar drejtor i Isnpektimit, pas shkrirjes nga Marku të Drejtorisë së Hetimit. Stojani ka qenë drejtor hetimi në kohën e Ina Ramës. Ndërkohë, drejtorët e tjerë do të jenë në po të njëjtat pozicione.

Përkatësisht Adnad Xholi te Drejtoria Gjyqësore, Thoma Jano te Përgjimet dhe Arqile Koça te Marrëdhëniet me Jashtë. Gjithashtu, lëvizjet janë shtrirë dhe në radhët e ekspertëve, ku burime të Report Tv sqaruan se janë larguar nga detyra 4-5 ekspertë (kontabël, financiar dhe IT). Në kuadër të "ristrukturimit" të organit të Akuzës, është larguar nga detyra dhe Greta Dangu, ekspertja kontabël që ekspertoi pasurinë e ish-deputetit Mark Frroku.

Recommended