Ora News - Itali, sekuestrohet skafi me 450 kg drogë
  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Autoritetet italiane kanë sekuestruar 450 kg drogë të trafikuar nga Ballkani drejt Italisë në bordin e një skafi të drejtuar nga një shtetas italian 48 vjeç.

Operacioni i sekuestrimit të drogës është ekzekutuar nga Antimafia Italiane në bashkëpunim me Guardia di Finanza të Barit.
Mjeti lundrues është spikatur gjatë natës ndërsa udhëtonte me shpejtësi të lartë drejt brigjeve të Italisë.
Sipas autoriteteve italiane skafi me drogë vinte nga Ballkani por pa specifikuar nga kush vend është nisur. Skafi është identifikuar rreth 18 milje larg brigjeve të Monopolit e është aktivizuar menjëherë operacioni për ndalimin e tij.
Në skaf u gjetën rreth 450 kg drogë 418 kg marijuanë e 31 kg hashash i konfeksionuar në 45 pako me peshë 2, 5 e 10 kg. Çdo pako ishte shënuar me ngjyra e sigla të ndryshme që informojnë mbi destinacionin e tyre dhe vendprodhimin. Me urdhër të Prokurorisë së Barit, ndaj skafistit italian është ekzekutuar urdhri i arrestimit me burg.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/itali-sekuestrohet-skafi-me-450-kg-droge

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended