Operacioni - Rekord droge në Itali, sekuestrohet kokainë me vlerë 65 mln euro

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia Financiare italiane në Reggio Kalabria në bashkëpunim me Policinë doganore të portit Gioia Tauro, kanë sekuestruar në orët e para të mëngjesit të sotëm një sasi rekord lënde narkotike të tipit kokainë me vlerë 65 milionë euro.
Në një kontainer i nisur nga Seattle (SHBA) me tranzit në Panama e destinacion final portin e Ankonës janë gjetur 308 kg kokainë e cilësisë mjaft të pastër.
Kokaina ishte e fshehur në 8 çanta udhëtimi dhe e konfeksionuar në 271 pako.
Vlera e shitjes së saj në treg do të sillte një përfitim prej 65 milionë euro.
Çantat me drogë gjëndeshin pas portës së kontenierit e sistemi i përdorur nga trafikantët për transportimin e saj njihet si i ashtëquajturi ?rip off?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/bota/rekord-droge-ne-itali-sekuestrohet-kokaine-me-vlere-65-mln-euro/

Recommended