Aksioni policorë në Krushopek, një kilogram drogë dhe katër të arrestuar

  • 4 years ago
Ndonëse u nisën për të kapur një sasi shumë të madhe të drogës, në aksionin policorë të zhvilluar mbrëmë në Krushopek të Sarajit, u konfiskua 1 kilogram kokainë. Vetëm nga dy makina policore, në magazinën e firmës ?Banteks? u kapën në flagrancë katër persona duke shkarkuar pako me banane ku fshihej droga nga kamioni me targa të Malit të Zi. Gjatë kontrollit të krim teknikës u gjet vetëm një pako drogë e bardhë. Nga Ministria e Brendshme thonë se sasi shumëfish më e madhe është porositur nga Kolumbia. Ndërsa, burimet jo zyrtare thonë se bëhet fjalë për mbi 1 ton kokainë, pjesë e së cilës është shpërndarë nëpër vendet ku është shpërndarë porosia e bananeve, respektivisht nga Italia deri në vendet ballkanike. Itinerari i kamionit ?Iveco? ka qenë nga Bari i Malit të Zi dhe përmes Shqipërisë dje në ora 9 ka hyrë në Maqedoninë e Veriut. Ministri i brendshëm tha se destinacioni final ishte vendi ynë.

Recommended