Rehabilitohet blloku banimit në Sauk, Veliaj: T’i ruajmë investimet publike

  • 6 years ago
Bashkia e Tiranës ka realizuar një tjetër projekt. Kësaj here bëhet fjalë për bllokun e pallateve që kufizohet nga Rr. ?Herman Gmeiner? dhe ?Selim Brahja? në Sauk.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se ky investim është një tjetër premtim i mbajtur ndaj banorëve dhe tregues se institucioni që ai drejton u kushton vëmendje të njëjtë të gjitha zonave të kryeqytetit.

Jam super i lumtur sot që kthehemi pas një viti, kemi qenë këtu me kryeministrin Edi Rama për një takim dhe thamë se brenda një viti do ta rregullojmë këtë hapësirë. Sot edhe Sauku i Vjetër i ngjan 35 këndeve të tjera të lodrave që kemi bërë në gjithë Tiranën, për t?iu thënë të gjithë fëmijëve se nuk ka rëndësi ku e kemi shtëpinë, në Sauk të Vjetër, në Kombinat, në Bllok, në Allias, në Laprakë, në Kinostudio, por kushtet i kemi njësoj.

Erion Veliaj
Përveç investimit në krijimin e këndit çlodhës, është realizuar sistemimi i kanaleve të ujërave të shiut, trotuaret, gjelbërimi, asfaltimi i rrugës etj. Veliaj u bëri thirrje banorëve të këtij komuniteti që t?i mirëmbajnë investimet e reja publike.

Tani duhet që t?i mbrojmë, të sigurohemi që nuk prishen, që kur të vijë stina e pemëve të mbjellim pemë, që të dalim të gjithë me 10-ta. Është shumë e rëndësishme që Sauku i Vjetër jo vetëm të ketë lodra të mira, por të nxjerrë edhe çuna e goca që nesër do të jenë kryetarë bashkie, futbollistë, doktoresha, deputetë, që nesër do të bëjnë gjëra të mrekullueshme për qytetin e Tiranës. Ato që kemi bërë ne këto vite në Tiranë, brezi juaj t?i bëjë akoma më të bukura, akoma më të mira, për të gjithë kalamajtë.

Recommended