Transformohet blloku i banimit “Frederik Shiroka”
  • 5 years ago
Njësisë numër 7 i është shtuar një tjetër bllok banimi me standarde. Përfundimi i punimeve të rikualifikimit urban të bllokut ?Federik Shiroka? u inspektuan nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

 ?Jam shumë i lumtur që e kemi filluar vitin e ri me marshin e pestë, kur vjen puna tek ndërhyrjet kapilare. Në këtë vit të fundit të mandatit, fokus do të jenë ndërhyrjet nëpër lagje dhe në periferi, për t?u siguruar që siç është punuar me të njëjtin cilësi në sheshin ?Skënderbej?, tek Pazari i Ri, ... Puna fillon në zemër të Tiranës dhe mbaron në periferi, deri te Dogana ose Terminali i Autobusëve. I kemi marrë blloqet mbarë?,

Njësia numër 7  ka përfituar më shumë investime në këto vite sipas Veliajt.

?Duke ruajtur këtë balancë do të vazhdojmë bllok më bllok; besoj që Njësia 7 ka parë në këto 4 vite një rekord investimesh, që do të vazhdojnë edhe në mandatin tjetër. Sigurisht, me të pestin, siç e kemi nisur, deri në fund të qershorit, për t?u siguruar me banorët që siç kemi punuar ditën e parë, kemi punuar deri ditën e fundit?.

Kryebashkiaku falenderoi edhe qytetarët që kanë bashkëpunuar për të liruar hapësirat e zaptuara.

Tv Klan
Recommended