Fatmir Mediu: Maks Haxhia, kandidati i duhur per Tiranen (19 Gusht 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Kryerepublikani Fatmir Mediu ka deklaruar sot se kandidatura për kryetar bashkie të kësaj partie, avokati Maks Haxhia jep shumë më tepër se emrat të paraqitura nga partitë e tjera.
"Kandidatët e partive të tjera i mirëpres duke filluar nga DBSH-ja, Partia Demokratike apo Partia Socialiste, i mirëpres që të futen në fushatë rreth diskutimit të ideve, natyrisht dhe përgjegjësive që kanë patur deri më sot nëpërmjet pushtetit që kanë patur për të ndërtuar një bashki që mos të ju shërbejë as 20% të partisë siç ka bërë deri më sot Edi Rama apo një grupi të një klani artistësh dhe as 50% të demokratëve që mund të jenë në Tiranë për t'i shërbyer qytetarëve të Tiranës."
Po sot Mediu deklaroi se në këtë prag zgjedhjesh tmerri i vrasjes dhe i vdekjeve ka mbërthyer shoqërinë shqiptare. Sipas kreut republikan, gjithashtu ky tension synon të largojë nga qendrat e votimit ata njerëz që duan një shoqëri ndryshe me dinjitet që njohin dhe zbatojnë ligjin dhe jo hajdutë banalë të veshur apo të mbrojtur nga pushteti./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended