Tërhiqet nga gara kandidati i pavarur në Mirditë: Mos shkoni në zgjedhje

  • 5 years ago
Kandidati i pavarur, Gjon Ndoj është tërhequr nga gara për kryetar bashkie në Mirditë pas situatës politike që është krijuar nga dekreti i Presidentit Meta.

"Kur kandidova situata ishte e qetë, por sot ju e shikoni si është. Me anulimin e zgjedhjeve nga Presidenti ndërpreva fushatën.

Prandaj deklaroj se në 30 qershor nuk do të jem kandidat. Atyre që duan që unë të jem kryetar, u kërkoj që të mos shkojnë në zgjedhje. Demokratë dhe socialistë të bashkohemi të shpëtojmë demokracinë" deklaroi ai.

Dekreti i Metës ka bërë që shumë bashki që drejtohen nga opozita të mos lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve.

Recommended