Ora News – Muze për ish-kampin e Tepelenës,Tufa: Mungojnë të dhëna për këtë zonë horror
  • 5 years ago
#oranews #muzenetepelene
Dëshmi të gjalla dhe një muze virtual i të gjithë dramës së rëndë që ka ndodhur në ish-kampin e Tepelenës janë përmbledhur në një minidokumentar. Në një takim të hapur intelektualë dhe studiues të kësaj periudhe hodhën ide për të bërë kërkime mbi trashëgiminë materiale të këtyre qelive dhe kthimin e tyre në muze.

Një shëtitje në gërmadhat e burgut famëkeq të Tepelenës që mori mijëra jetë njerëzish të internuar nga pushteti komunist, sot e gjejmë të konkretizuar në dokumentarin e quajtur muzeu virtual i ish-kampit të Tepelenës.

Në këtë minidokumentar gjejmë dëshmi të gjalla nga ish-të përndjekur të cilët i kanë mbijetuar torturave ç'njerëzore të diktaturës.

Drejtori i Institutit të ish-të përndjekurve, Agron Tufa, thotë se nuk mund të kenë shumë të dhëna të kësaj topografie horror.

Ky film është një muze dixhital, i cili u shfaq në kuadër të trashëgimisë materiale të komunizmit në Shqipëri dhe u hodhën ide se si mund ti kthejnë këto qeli në muze për vizitorët.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/muze-ish-kampin-e-tepelenestufa-mungojne-te-dhena-kete-zone-horror
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Ndiqni emisionin e plotë në:
Recommended