Ora News – Dy Autoritete do të hedhin dritë mbi torturat në kampin famëkeq të Tepelenës

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Autoriteti i Dosjeve dhe Instituti i Studimeve te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit do të punojnë së bashku për të hedhur dritë mbi historinë e përgjakur të kampit famëkeq të Tepelenës.
Institucionet përmes materialeve të veçanta dhe dokumenteve arkivore do të hedhin dritë mbi torturat, trajtimin çnjerëzor që u bëj në internuarve në këtë kamp gjatë sistemit të diktaturës.
Marrëveshja e bashkëpunimit u firmos nga drejtorja e autoritetit të hapjeve të dosjeve Gentiana Sula dhe drejtorit të Instituti i Studimeve te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit Agron Tufa.
Sula: Është një projekt që ne do ta fillojmë bashkë. Nga njëra anë, Autoriteti ka krijuar një grup pune, po mbledh ato dëshmi arkivore që ekzistojnë akoma. Kurse Instituti ka qasjen e vet për sa i përket dëshmive gojore, ka eksperiencën e vet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dy-autoritete-do-te-hedhin-drite-mbi-torturat-ne-kampin-famekeq-te-tepelenes/

Recommended