Dita e Viktimave të Sistemeve Totalitare, përkujtohet në ish-kampin e internimit në Tepelenë

  • 6 years ago
Në ish-kampin e përqendrimit në Tepelenë, morën jetë instalacionet "Edhe muret kanë veshë", "Sikur mama" dhe "I përkasim njëri-tjetrit" për të mbijetuarit e ish-Kampit të Tepelenës, familjarët dhe përfaqësuesit e shoqatave të të persekutuarëve politikë, që ishin të pranishëm mbrëmjen e djeshme në këtë qytet.

Nuk munguan as Presidenti i vendit, Ilir Meta edhe politikanë të tjerë, që kujtuan datën 23 gusht, Ditën Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare.

Presidenti i vendit gjatë fjalës së tij, ndali tek dhuna që kanë shkaktuar sistemet totalitare, por edhe tek detyra që kanë brezat e sotëm për të kujtuar ngjarjet, që vendi ynë ka kaluar në periudhën komuniste

Keqinterpretimi i historisë mundet që të nxisë urrejtje edhe racizëm, ndërkohë që pajtimi mund të arrihet vetëm nëpërmjet nxjerrjes në dritë të së vërtetës. Nëpërmjet transparencës dhe fakteve të ndodhura në këto kampe vdekje. Pajtimi me të kaluarën mund që të arrihet vetëm duke kujtuar së bashku kujtimet e heronjve, që sakrifikuan jetën edhe ditët e tyre më të bukura në mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, drejtësisë, lirisë edhe të vërtetës. Disa nga këta heronj jetuan edhe vazhdojnë që të jetojnë për të treguar tmerret e periudhës së komunizmit.

Ilir Meta, President
Pajtimi, sipas Metës mund të arrihet duke kërkuar të falur, duke pranuar përgjegjësitë, duke shprehur respekt për viktimat e regjimit totalitar, duke respektuar ata që luftuan kundër tiranisë edhe shtypjes. Integrimi edhe dëmshpërblimi i tyre janë disa mënyra për t?u shprehur atyre mirënjohjen.

Recommended