Vetëflijimi në Kombinat, po hetohen tabulatet telefonike të viktimave dhe të të mbijetuarës

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Prokuroria u ka kërkuar kompanive telefonike tabulatet e komunikimit për tre numrat e përdorur nga anëtaret e familjes Josifi, dy prej të cilave u gjetën të vetëflijuara në Kombinat. Gjithashtu ende nuk është dorëzuar në organin e akuzës edhe ekspertiza mjekoligjore e trupit të dy viktimave për të përcaktuar shkencërisht shkakun e vdekjes.

Prokuroria pritet ta vërtetoje edhe shkencërisht që vdekja e Zhaneta dhe Anisa Josifit ka ardhur nga mosngrënia.

Ekspertiza mjekoligjore bërë trupit te dy viktimave por edhe ekspertiza mjekësore, bërë te mbijetuarës Blerta Josifit pritet të përcaktojnë edhe shkakun vdekjes së dy viktimave të vetëflijimit në Kombinat.

Paralelisht me këtë organi i akuzës ka kërkuar nga kompanitë telefonike tabulatët e komunikimit të tre anëtarëve te familjes Josifi.

Për ekspertim teknik janë dërguar edhe tre aparatet telefonike për rikuperimin edhe të mesazheve te fshira.

Çështja është marrë në dorë nga prokurori Albert Demirneli, i cili ka nisur një plan të detajuar pune me detyra për policinë dhe oficerët e policisë gjyqësore që e po hetojnë këtë çështje, kryesisht me kontatkimin dhe marrjen ne pyetje te gjithë personave që kanë patur njohje apo kontakte me familjen Josifi.

Një dorë të fortë hetimit pritet ti japë edhe marrja në pyetje nga prokuroria e vajzës së mbijetuar, Blerta Josifi, që aktualisht ndodhet e shtruar në spitalin psikiatrik.

Dëshmia e parë e saj nuk ka dhënë shumë detaje për hetimin por prokuroria ende nuk e ka marrë ne pyetje të mbijetuarën pasi mjekët kanë rekomanduar një moment më të përshtatshëm për shkak të gjëndjes shëndetësorë të rënduar të vajzës.

Mësohet se marrja në pyetje e Blerta Josifit do të bëhet nga vetë prokurori i çështjes dhe me praninë e një psikologu.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy jave me parë ne kryeqytet ku pas denoncimit të familjarëve policia gjeti trupat e pa jetë të Anisës dhe Zhaneta Josifit ndërsa në gjendje te rënduar Blerta Josifin.

Dyshimet janë se viktimat kanë vdekur nga mosushqyerja si pasojë e sakrificës së tyre, duke besuar në ringjallje.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/veteflijimi-ne-kombinat-po-hetohen-tabulatet-telefonike-te-viktimave-dhe-te-te-mbijetuares/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended