Rritet cmimi i ujit dhe energjise elektrike (30 Maj 2000)
  • 4 years ago
Ka kohë që banorët nuk vuajnë më në rradhët e gjata për të paguar qeranë e ujit dhe të dritave në qëndrat përkatëse të lagjeve. Tashmë qytetarët nuk ankohen më as për shërbimin në këto pika por për tarifat që paguajnë aty. Kjo zyrë dhe këto dy zonja arrijnët të kryejnë këto shërbime. Njëra mbledh kilovatët e harxhuar nga çdo qytetar dhe tjetra sa metër kub ujë është harxhuar brenda një muaji.
Ankesa ka nga të dyja palët. Arka nga 6 mijë klientë, 1 mijë janë debitorë të përhershëm ndërkohë që qytetarëve pagues të rregullt zor se u plotësohen kërkesat për ato që paguajnë. Lokalet dhe kioskat kanë pa ndërprerje gjithçka që duhet ndërkohë që shumica e tyre janë të paregjistruara për të paguar. Rritja e pagesës së ujit për frymë nga kjo punonjëse shpjegohet se konsumohet shumë ujë nga banorët.
Çmimi i ujit është rritur nga 600 për frymë në 1530 lekë. Ndërsa për qytetarët kjo mbetet pika e dobët. Ata shprehen se çmimi është rritur shumë. Përveç asaj që çdokush ka konsumuar në shtëpi këtu paguhet 20% tvsh dhe tatimi i ndriçimit të shkallës 80 lekë të reja.

Gazetare: Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended