Report TV - Rritet 10% çmimi i ujit në Korçë qytetarët dhe opozita kundër
  • 6 years ago
Rritet me 15 lekë çmimi i ujit për qytetarët e Korçës. Rritje do të ketë për konsumatoret familjarë dhe institucionet publike, ndërsa për bizneset private nuk ndryshon.
Rritja me 10 përqind është vendosur dje në mbledhjen e radhës së këshillit bashkiak të Korçës . Rritja e çmimit konsiston me 7 lekë për m3 të ujit të pijshëm ndërsa për ujërat e përdorura me 8 lekë.

Propozimi për ndryshimin e planit tarifor është bërë nga drejtoria e Ujësjellësit, kjo për faktin se treguesit ekonomike dhe investimet qe janë kryer ne rrjet duhen shlyer kreditë e marra.

Kjo rritje që do të bëhet ka sjellë shqetësimin e banorëve që e quajnë rëndesë në ekonominë familjare, pavarësisht se janë të kënaqur nga shërbimi.

Sipas drejtores tregtare Elia Pendavinji, kompania po përballet me vështirësitë në pagesën e kredive që ka marre deri tani dhe pamundësinë për të investuar në riparimet dhe zëvendësimin e aseteve ka çuar në rritjen e çmimit
Recommended