Ora News - Rritet nafta, por asnjë reagim nga institucionet dhe qytetarët
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Franca është përfshirë nga protesta të dhunshme gjatë ditëve të fundit për shkak të rritjes së çmimit të naftës.Ndërkohë krejt e kundërta ndodh në Shqipëri, e cila mbetet një ndër 20 vendet me naftën më të shtrenjtë në botë. Qytetarët shqiptarë pranojnë në heshte çdo rritje të çmimit të naftës i cili aktualisht ka arritur në 184 lekë. Administratori i Konfindustrisë kërkon heqjen e taksës së qarkullimit si dhe të ngrihet një Ent Rregullator për monitorimin e tregut.

Rritja e çmimit të karburantit ka sjellë protesta në Francë, por në Shqipëri kjo duket diçka e zakonshme.

Administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, deklaron se në Shqipëri mungon konkurrenca dhe kompanitë ulin ose ngrenë çmimet njëkohësisht.
Gjergj Buxhuku: Tregu nuk funksionon, në treg kemi praninë e karteleve. Kjo duket në faktin se kur rriten çmimet, rriten automatikisht nga të gjithë operatorët e tregut në të njëjtën kohë. Autoritetet rregullatore të tregut dhe ekzekutivi, i cili ka për detyrë për të kontrolluar, por sidomos entet rregullatore nuk funksionojnë. Praktikisht është e lehrtë për operatorët të grumbullohen në formë karteli për të vendosur çmimin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rritet-nafta-por-asnje-reagim-nga-institucionet-dhe-qytetaret
Recommended