Ora News – Nafta e shtrenjtë dhe pa cilësi, në 1 muaj e gjysmë 334 ankesa nga qytetarët
  • 5 years ago
#oranews #nafta #shtrenjte
Cilësia e naftës dhe çmimet e larta janë kthyer në një shqetësim serioz për qytetarët shqiptarë. Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit bën me dije se që prej 1 janarit janë regjistruar 334 ankesa, të cilat i janë dërguar institucioneve të linjës për ndjekje të mëtejshme.

Cilësia e karburantit mbetet një nga shqetësimet kryesore në Shqipëri. prej 1 janarit në Zyrën e Mbrojtjes së Konsumatorit janë paraqitur 334 ankesa për cilësinë dhe abuzimin me çmimet.

Drejtori i Zyrës, Hasan Stafa, deklaron se kohët e fundit ka pasur rritje të denoncimeve.

Hasan Stafa: Nga data 1 janar deri me 15 shkurt në një raport kombëtar që kemi hartuar ne si Qendër e Mbrojtjes së Konsumatorit kemi 334 ankesa në total. 186 ankesa kanë të bëjnë me rritjen spekulative të çmimit të naftës, nga 1650 lekë të vjetra deri në 1890 lekë të vjetra, 30-40% rritja e çmimit. 863 ankesa janë për mashtrimin në peshë, 51 ankesa kanë të bëjnë me ndotjen që krijon cilësia e dobët e naftës.

Ankesat e qytetarëve kanë shërbyer në shumë raste si indicie për hetimin e subjekteve, të cilat janë gjobitur dhe madje edhe u është hequr edhe licensa.

Hasan Stafa: Vitet e fundit, Autoriteti i Konkurrencës dhe Komisioni i Konsumatorëve parashikon gjoba të majme, ka raste që janë pezulluar subjektet që kanë treguar naftë të cilësisë së dobët, janë pezulluar subjekte që kanë mashtruar me çmimin dhe një pjesë e subjekteve pasi kanë përmirësuar standardet janë rihapur dhe një pjesë e tyre kanë tjetërsuar emrat e tyre.

Për të shmangur luhatjet e shpeshta të çmimit të naftës, qeveria ka parashikuar një ndryshim ligji ku parashikohet krijimi i një Agjencie e cila do të monitorojë kompanitë që kanë detyrim krijimin e rezervave të karburanteve.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/nafta-e-shtrenjte-dhe-pa-cilesi-ne-1-muaj-e-gjysme-334-ankesa-nga-qytetaret

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended