Ora News - Qytetarët, 145 ankesa për shkelje të të drejtave nga ana e punonjësve të policisë
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
145 ankesa për shkelje të të drejtave nga ana e punonjësve të policisë janë depozituar pranë institucionit të Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit ka qenë kritik për punën e punonjësve të Policisë së Shtetit përgjatë vitit 2019.

Objekti i ankesave të depozituara nga ana e qytetarëve janë keqtrajtimet fizike dhe psikologjike në momentet e arrestimit, shoqërimit apo gjatë marrjes në pyetje nga oficerët e policisë.

Po ashtu qytetarët janë ankuar edhe për trajtim johuman dhe shkelje të dinjitetit nga organet e policisë.

Ankesa të tjera kanë qenë shoqërimi i një numri personash në orët e natës duke filluar nga ora 3, jashtë kushteve të flagrancës, mbajtja për 9 orë e tyre në ambjentet e shoqërimit pa akt dhe përpilimi i procesverbaleve të arrestimit në flagrancë pas kësaj periudhe kohore, mosdhënia e ndihmës mjekësore ndaj të dëmtuarve nga dhuna apo dhe ndërhyrja në banesa pa akt të motivuar.

Ankesa me natyrë tjetër kanë qenë edhe skualifikimet e padrejta për të vazhduar studimet në Akademinë e Sigurisë apo dhënia e përgjigjeve negative nga organet e policisë ndaj të dënuarve në burgje që kanë kërkuar përfitimin e të drejtës për leje shpërblyese.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/qytetaret-145-ankesa-per-shkelje-te-te-drejtave-nga-ana-e-punonjesve-te-policise/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended