Bileta elektronike më e shtrenjtë për qytetarët? Gonxhja: Mund të ndodhë do të rimbursojmë kostot
  • 4 years ago
TIRANE-Transport publik më cilësor, biletë elektronike dhe formalizim i flotës së urbanëve, janë këto pikat kryesore që përfshihen në paketën e transportit që do të prezantohet në shtator. ?Idetë kryesore janë gjithçka e formalizuar në mënyrë që të na mundësohet ne që të dinim qartë se kë të ndihmonim dhe kë jo, si linja si rrugë si kosto. Por kjo nuk bëhet dot nëse nuk bëjmë biletën elektronike dhe sisteme monitorimit të plota. Do të zgjidhet fillimisht çështja e formalizimit dhe fiskalizimit dhe më pas do të kalojmë tek flotat, dhe përmirësimi dhe rinovimi i flotave që janë në përdorim?, shprehet drejtori i DPSHTRR, Bledi Gonxhja.
Recommended