Ora News - Proçesi i rivlerësimit të pronave, Artan Lame: Qytetarët mund të aplikojnë në e-Albania
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Kryetari i Agjensisë Shtetërore të Kadasrës Artan Lame, doli një një koferencë për mediat ku foli për procesin e rivlerësimit të pasurisë së patundshme, dhe tha se tashmë aplikimet mund të bëhen dhe online nëpërmjet platformës e-Albania.

Artan Lame: ?Duke filluar nga dita e nesërme që të paraqiten pranë sportelev të Adisas ose pranë sportleve tona për të bërë procesin e rivlerësimit të pasurive të tyre.

Ftoj qytetarët që të aplikojnë masivisht në këtë mënyrë shërbimi, pra online. Në janar ka filluar dhe shërbimi online nëpermjet platformës e-Albania.

Qytetarët duhet të mësohen me kete mënyrë aplikimi, sepse është më efikase dhe shmang burokracitë.?

Sipas Lames në këtë proçes ka dy risi. E para që aplikimi bëhet online dhe e dyta që qytetarët mund të aplikojnë edhe për rivlerësimin të banesave që janë legalizuara që janë në proces regjistrimi në kadastër.

Ai tha se në muajin shkurt dhe mars duhet te aplikojne ata që e kanë emergjente rivlerësimin e pronës, pra ata që duan ta shesin apo t?ja kalojnë ndonjë familjari të tyre.

Nëse një qytetar nuk e ka rivlerësuar pronën e tij dhe do e shesë atëherë ai duhet të të paguajë një taksë prej 15%. Nëse e bën rivlerësimin do paguajë 3% të shumës.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/procesi-i-rivleresimit-te-pronave-artan-lame-qytetaret-mund-te-aplikojne-ne-e-albania

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended