Report TV - Ahmetaj: Të bëhet lista e familjeve që i janë dëmtuar banesat! Qytetarët të aplikojnë
  • 4 years ago
Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka përmendur vendimet e marra në kuadër të procesit të rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti.  Ahmetaj deklaroi se do të bëhet lista ligjore e familjeve që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti, shtëpitë e të cilëve janë të banueshme me kusht rikonstriksioni si dhe pjesa tjetër që janë shpallur të pabanueshme. Ai tha se do ngrihet një platformë aplikimi për ta në çdo bashki, ku çdo qytetar mund të aplikojë fare lehtë. Ahmetaj u shpreh se afati i bashkive për të ndërtuar masteplanet për rindërtimin është 30 ditë, si dhe shpjegoi se ato do të vihen në zbatim përmes dy mënyrave, me anë të një minisprojekti (që prek vetëm një banesë), si dhe nëpërmjet bashkive që do të aplikojnë rikonstriksion të përqëdnruar në një zonë të prekur nga tërmeti.

"Do bëjmë të gjithë listën ligjore të familjeve që kanë humbur shtëpitë dhe janë vlerësuar banesat e tyre si të pabanueshme apo edhe ato që në referencë të atyre kritereve, si banesa që kanë nevojë për rikonstrukion. Kryetarët e bashkive nga nesër do të duhet që të ngrenë menjëherë një platformë aplikimi për qytetarët që janë dëmtuar në ato referenca. Aplikimi do të jetë shumë i thjeshtë. të gjithë ata që janë dëmtuar nga tërmeti në banesat e tyre, menjëherë me hapjen e platformës të aplikojnë. Aplikimi do të jetë shumë i thjeshtë. Do i duhet bashkisë dhe këshillit të ministrave të hartojnë projektin, ose që do të ndërtojnë qytezat apo dhe njësitë individuale. Në të njëjtën kohë një vendim është caktimi i rregullave për hartimin e planit dhe infrastrukturës publike. Ky është një vendim shtyllë në proces sepse i dertyrën bashkitë që menjëherë në bazë të atyre tokave, brenda 30 ditësh të bëjnë planet e detajuara, masterplane, pa këto nuk kalojmë dot në fazën e rindërtimit. Në të njëjtën kohë kaluam edhe vendimin për rregullat dhe procedurat e kompensimit për akomodimin e atyre që janë dëmtuar. Që nga dita e parë jemi kujdesur që askush të mos mbetet në çati që nga strehimi në hotele deri tek akomodimi në shtëpitë e reja
Recommended