Report TV -Tre muaj e gjysmë pa u paguar te Vllaznia', Shtubina: Shtetit nuk i intereson
  • 4 years ago
Ndriçim Shtubina, futbollisti i Vllaznisë, në një intervistë me gazetarin Besard Jacaj për Report TV tregon vështirësitë e klubit ku ai bën pjesë. Shtubina thotë se prej tre muajsh e gjysmë lojtarët nuk janë paguar. Kjo jo vetëm për shkak të situatës me koronavirusin, por edhe për problemet që ky klub i amdinistruar nga bashkia ka në përgjithësi. Ndër të tjera Shtubina deklaron se shteti duhet të ndërhyjë dhe së bashku me federatën të ndihmojnë futbollin dhe futbollistët.
Recommended