Studentët, një vit pa diploma/ Tek Ekonomiku, nuk u kanë dhënë kartonat, tarifat i kanë paguar

  • 4 years ago
315 studentë të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, kanë gati një vit pa diploma (pa karton), pasi mbyllën ciklin master 2017-2019. Për këtë arsye një përfaqësi dorëzoi sot në Rektorat një peticion.

Studentët pretendojnë se 19 prej tyre çuditërisht janë pajisur me diplomë. Ata pohojnë se janë viktima të konfliktit mes dy institucioneve Dekanatit dhe Rektoratit.

?Kemi paguar tarifat për masterin dhe për kartonin, por po mbushet viti dhe nuk kemi dokumentin në dorë. Kjo na penalizon për shumë çështje, si punësimi, rritja e pagës, master tjetër jashtë, punësim jashtë vendit gjithashtu. Dy institucionet luajnë ping-pong. Po e provojmë edhe njëherë që vendi ynë nuk bëhet, por prapë, ne duam të japim kontributin tonë për ndryshimin që ne të parët e kërkojmë?, thonë studentët.

?Studentët kanë marrë përgjigje nga ne, nuk e kuptoj pse mblidhen. Por unë i ftoj tani të shkojmë brenda, t?u japim përgjigje sërish.
Fajin e ka Ministria e Arsimit dhe Dekanati. Zgjidhja gjendet tek Ministria e Arsimit, atje të shkojnë studentët dhe ne me të marrë shkresën prej saj i shpërndajmë në mënyrë të rrufeshme diplomat?, tha Albano Zhapaj, Drejtor i Kurrikulave.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#UniversitetiTiranes#Students#TopChannel

Recommended