Tarifat, Ahmetaj ja pocedura për studentët që përfitojnë, kush e ka paguar të plotë i kthehet 50%
  • 5 years ago
Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj i ka bërë thirrje bordeve të administrimit të universiteteve që përfundojnë sa më shpejt listat e studentëve përfitues nga përgjysmimi i tarifave vjetore të shkollimit dhe të atyre që përfitojnë bursa.

Ahmetaj u shpreh se ndërkohë që priten listat e përfituesve nga bordet e universiteteve, i gjithë fondi është tashmë në dispozicion të universiteteve dhe paratë janë në buxhetin e shtetit.

Ai bëri të ditur më tej se studentëve që kanë paguar tarifën e plotë për këtë vit akademik, do t'u kthehet gjysma e saj në llogarinë e tyre në bankat e nivelit të dytë.

?Bordet e administrimit, ju bëj thirrje të përshpejtojnë procedurat për sjelljen e listave të studentëve përfitues. Studentët që kanë paguar tarifën e plotë do t?ju kthehet 50 %?, tha Ahmetaj.

Ahmetaj u shpreh lidhur me procedurat për përfitimin e bursave se ka marrë fund skema e vjetër ku paratë për bursa kalonin nëpër këshilla bashkiakë.

?Këshillat bashkiake janë jashtë procedurës për bursat e studentëve. Kjo do bëhet nëpërmjet ministrit përgjegjës për arsimin që miraton bursat për studentët. Këshilli bashkiak është jashtë kësaj procedure. Këto nuk do jenë bursa të copëzuara, por plot 10 mijë lekë të rinj në muaj për çdo student?, tha Ahmetaj.

?Gjithë paketa që sot është efektive nëpërmjet gjithë këtyre vendimeve shkon rreth 2 miliardë lekë, përfundoi së thënuri Ahmetaj për pikat si reduktimi i tarifave, përjashtimi i ekselentëve nga tarifa dhe bursat për ekselentët apo ata që vijnë nga familjet në nevojë.
Recommended