Ora News - Tarifat për studentët, Kërpaçi: Qeveria po i detyron të bëjnë dy pagesa
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Studentët janë ngritur sot në protesta duke kërkuar anulimin e tarifës për provimet e prapambetura.

Deputetja e LSI, Floida Kërpaçi mbështeti studentët dhe u shpreh se qeveria po detyron familjet shqiptare të bëjnë dy pagesa.

Floida Kërpaçi: "Çdo familje shqiptare, qeveria e detyron të bëjë dy pagesa.

Pagesën vjetore si dhe pagesën për çdo lëndë në bazë të krediteve. Pra nëse lënda ka 12 kredite *700 lekë krediti= 8400 lekë do të duhet të paguhet për një provim, të cilin e merr apo jo. Çdo familje shqiptare do të detyrohet ta paguajë."

Kërpaçi nënvizoi se VKM-ja po detyron studentët të braktsin vendin.

Floida Kërpaçi: "Kjo VKM, detyron studentët të braktisin shkollën dhe masivisht të kërkojnë largimin nga Shqipëria.

Thirrja e studentëve ne nuk jemi bankomat dhe qeveria të mos të na trajtojë si të tillë, është apeli më I madh që i bëhet Ministrisë së Arsimit dhe qeverisë për të mos i trajtuar si kavie eksperimentale.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tarifat-studentet-kerpaci-qeveria-po-i-detyron-te-bejne-dy-pagesa
Recommended