Viti i ri shkollor, Kërpaçi: Qeveria bën propagandë, shqetësim mësimi me disa turne
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews


Në një intervistë për Ora News, Floida Kërpaçi e LSI tha se u bë një eksperiment dashakeqës dhe i ligë për të rinjtë, ku shumë prej tyre nuk patën mundësi që të aksesonin mësimin online.

Ajo u shpreh se propaganda flet dhe thotë që i kemi marrë të gjitha masat dhe çdo gjë është shkëlqyer, por mjafton gjimnazi ?Ismail Qemali? dhe gjimnaze të tjera, apo në shkollat 9 vjeçare ku ka dyndje të mëdha të nxënësve e të prindërve të tyre.

Floida Kërpaçi: U bë një eksperiment dashakeqës dhe i ligë për të rinjtë, ku shumë prej tyre nuk patën mundësi që të aksesonin mësimin online, sepse ishte një eksperiment. Dikush bënte mësimin në një platformë, dikush në whatsapp, dikush fizikën me Viber dhe forma të ndryshme që kishin mundësi ti përballoni vetë mësuesit dhe vetë prindërit. Por nga ana tjetër vështirësia dhe theksi u vu te se çfarë do të ndodhë me vitin e ri shkollor. Si do të fillonte, si do të menaxhohej, si do të garantohej higjiena, si do të garantohej cilësia e mësimdhënie, gjë që duket që çedon.

Viti i ri shkollor jo që nuk na bind neve, por sepse ne shikojmë realitetin përtej propagandës. Propaganda flet dhe thotë që i kemi marrë të gjitha masat dhe çdo gjë është shkëlqyer, sepse ne jemi rasti unikal, që në të gjithë botën ne duhet të na marrin shembull. Ndërsa realiteti, mjafton të shkojmë te gjimnazi ?Ismail Qemali?, në gjimnaze të tjera, në shkolla 9 vjeçare të shikojmë dyndjet e mëdha që janë të nxënësve, të prindërve të tyre.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/kerpaci-ne-ora-news-fillimi-i-vitit-shkollor-ne-tirane-ra-fasada-e-erion-veliajt-mesim-me-turne-e-dyndje-nxenesish/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended