Studeniçan, mësimi zhvillohet me tre turne

  • 4 years ago
Në shkollën fillore ?Naim Frashëri? të fshatit Studeniçan mësimi po zhvillohet edhe mes ndërrimeve. Objekti shkollor është i pamjaftueshëm për të pranuar të gjithë nxënësit në dy ndërrime, andaj udhëheqësia e shkollës është detyruar të bëj kombinime të ndryshme për të sistemuar gjithë nxënësit. Siç tregon drejtori Idriz Shabani, të gjitha paralelet janë plotësuar me numër të nxënësve nga 25 deri në 30. Madje, një paralele e klasës së parë është formuar me 31 nxënës, edhe pse nuk e lejon Ligji i ri për arsim fillor.

Recommended