Ora News - Balliu: Të mbrojmë studentët, po përçmohen nga qeveria
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe sot opozita ishte në protestën e zhvilluar nga banorët që preken nga Unaza e Madhe. Në një deklaratë për mediat, deputeti Klevis Balliu tha se duhet të mbrojmë studentët pasi ata po përçmohen nga qeveria.

Balliu: Shpreh mbështetjen e PD për këta banorë, ndaj naftëtarëve, minatorëve, mbi të gjitha ndaj studentëve që i kanë rikthyer shpresën këtij vendi. Ata në fakt kanë fituar që në momentin që dolën sepse i rikthyen shpresën qytetarëve shqiptarë.

Çdo qytetar ka detyrimin moral të mbrojë ata studentë, të cilët po përcmohen nga Rama dhe qeveria e tij. Çdo gjë i është falur këtij njeriu, i janë falur 13 vite si kryetar bashkie kur e shkatërroi Tiranën. I janë falur këto 5 vite kur ka vjedhur xhepat e qytetarëve shqiptarë, por që të tallësh fëmijët e qytetarëve shqitparë, këtë nuk do të ta falin kurrë dhe do mbash përgjegjësi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/balliu-te-mbrojme-studentet-po-percmohen-nga-qeveria
Recommended