Studentët: Hiqni tarifat, nuk tërhiqemi - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Studentët e Universitetit të Tiranës kanë përshkallëzuar protestën ndaj qeverisë në lidhje me tarifat e vendosura.Në ditën e tretë të protestës, studentët kanë marshuar nga fakultetet duke u bashkuar në Bulevard e më pas kanë rrethuar Ministrinë e Arsimit.Me thirrje e pankarta ?Ulni Tarifat?, studentët kanë hedhur shishe uji në drejtim të MAS si dhe I kanë kërkuar ministres Nikolla që të plotësojë kushtet e tyre në të kundërt do të vijojë bojkoti.Ndërkohë, protestës I janë bashkuar edhe studentët e Korçës, Elbasanit dhe Durrësit, të cilët po ashtu kanë paraqitur për Nikollën të njëjtat kërkesa.Ndërsa studetnët e Universitetit të Kamzës kanë nisur marshimin më këmbë drejt MAS për tiu bashkuar pjesës tjetër të studentëve.
Recommended